Vrasës i dyfishtë në Shqipëri, jetë anglezi prej 18 vitesh në Britani
Një shqiptar i kërkuar për vrasje të dyfishtë në Shqipëri e që kishte jetuar qetësisht në Britaninë e Madhe për 18 vjet, më në fund është kapur pas një hetimi të zhvilluar nga “Daily Mail”.
Sipas medias britanike, policia nuk kishte asnjë ide mbi vendin ku jetonte gangsteri 53-vjeçar i quajtur Avni Metra, pavarësisht se ai gjendej në listën e më të kërkuarve nga Interpoli dhe ishte arrestuar në Londër për dhunë ndaj bashkëshortes. Metra kishte siguruar një pasaporte britanike pas mbërritjes në vend në vitin 1998, me pretendimin se ishte refugjat kosovar, duke futur në xhep mijëra paundë përfitime ndërsa punonte në të zezë dhe kishte lidhje me rrjete prostitucioni.
Babai i 4 fëmijëve, i cili është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel, do të dale tani në gjyq për t’u përballur me procedurat e ekstradimit. Rasti i 53-vjeçarit, sipas “Daily Mail” u zbulua nga prokurorët shqiptarë muajin e kaluar. Krerët e Interpolit në Tiranë thanë se kishin kërkuar arrestimin e tij në vitin 2008, pasi ishin informuar se ai gjendej në Londër. Nga ana e tyre, autoritetet britanike thanë se nuk kishin mundur ta gjenin dhe se ishin në kërkim të të paktën 6 vrasësve shqiptarë që jetonin atje, duke përdorur identitete të rreme.
Në vitin 2010, burri u arrestua dhe u akuzua për dhunë ndaj bashkëshortes, duke kaluar disa javë pas hekurave dhe në vitin 2011 u dënua me punë të detyruar. Gjithsesi, policia britanike nuk e kishte kuptuar se Metra, i cili përdorte emrin Avdul Mekra, ishte në fakt një vrasës famëkeq.
“Daily Mail” që ra në gjurmët e tij pohon se shqiptari u shfaq i habitur që kishin arritur ta gjenin dhe tha se nuk e mbante mend çështjen gjyqësore në Shqipëri. Tabloidi pretendon se Metra është vetëm një prej dhjetëra vrasësve shqiptarë që fshihen në Britani.

Please follow and like us: