Albspirit

Media/News/Publishing

Zoto: Me rëndësi respektimi i të drejtave të burgosurve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto tha se është më rëndësi respektimi i të drejtave të të burgosurve. Në një aktivitet për respektimin e të drejtave të njeriut, Zoto tha se për çdo rast është njoftuar Avokati i Popullit.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Igli Totozani tha kanë bërë vërejtjet në lidhje me shqetësimet e drejtorit të burgjeve.

“Kemi bërë vërejtjet tona dhe kemi pasur bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Vlerësoj punën e bërë për të paraburgosurit për respektimin e të drejtave. Ankesat e të burgosurve jo në të gjitha rastet janë marrë parasysh”, është shprehur Totozani.

Please follow and like us: