Danimarka blen 27 avionë F-35 për 2,7 miliardë euro
Danimarka mbylli blerjen e 27 avionëve luftarakë F-35 për të rinovuar flotën e saj të vjetër me modele F16 si dhe të rikonfirmojë angazhimin në krahë të aleatëve të saj të NATO-s, njoftoi kryeministri danez.

“Danimarka do të vazhdojë të japë një kontribut të nivelit të lartë në operacionet, ushtrime dhe kapacitetet e NATO-s”, deklaroi Lars Lokke Rasmussen në përfundim të një takimi me presidentin polak, Andrzej Duda në Kopenhagen.
Ky investim, që kap vlerën e 20 miliardë kuronave daneze (2,7 miliardë euro), u miratua nga maxhoranca e partive politike, prfshirë edhe socialdemokratët në opozitë, të pranishme në Folketinget (Parlamenti danez).
Danimarka bën pjesë në tetë vendet partnere të SHBA-së, bashkë me Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Turqinë që financojnë zhvillimin e F-35, një avion multifunksional dhe i vështirë për t’u detektuar.
Please follow and like us: