Funerali i Muhamed Ali, qindra vetë i japin lamtumirën
Sipas mediave ndërkombëtare, ceremonia u bë në qytetin e Kentakit. Ndërkohë, të pranishëm gjatë lutjes së të enjtes, një ditë para varrimit, ishin edhe presidenti turk Rexhep Erdogan dhe promotori legjendar i boksit Don King, i cili mori pjesë edhe në varrim, së bashku me boksierin britanik Lenox Lewis.
Muhamed Ali, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Vdekja e tij vjen pas një beteje 32-vjeçare me sëmundjen e parkinsonit. Ali e nisi boksin kur ishte 12 vjeç dhe në vitin 1960 mori pjesë në Lojërat Olimpike të Romës, ku fitoi një medalje ari për peshën e lehtë.
Ai u bë një boksier olimpik dhe profesional, saqë revista “Sports Illustrated” e shpalli “Sportist të Shekullit të 20”. Ai ishte njëri ndër sportistët më të dashur por edhe ndër më të debatuarit e Amerikës. Muhamed u bë një simbol i forcës, elokuencës dhe guximit, që i tejkalonte kufijtë e racës dhe të besimit.