Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet anije 500 vjeçare me thesar floriri

 


Gjendet anije 500 vjeçare me thesar floriri

Një anije 500 vjeçare u gjet në shkretëtirën e Namibisë, ndërsa ishte nisur nga Portugalia drejt Indisë disa shekuj më herët.

Anija mbante me vete një thesar të madh floriri, që besohet se kishte rënë pre e piratëve. Operacioni është zhvilluar nga kompania Beers Diamond Company dhe qeveria e Namibisë.

Kjo copë shkretëtire rreth 10 mijë milje ka qenë në vijimësi një vend ideal për gjuetarët e thesareve për mjaft kohë. Rreth 100 vite më parë, një gjerman gjeti një diamant në zonë dhe kërkimet janë zhvilluar herë pas here. Por tani, ushtria vendase po kërkonte për mina, teksa ekskavatorët hasën në disa tuba të çuditshëm.

Rasti u regjistrua në vitin 2008, kur minatorët hasën në plazh me metale, dru dhe tuba. Më pas nisën punën arkeologët. Nga rrënojat u nxorën plot 44.000 kg lingota bakri. Vlera e florinjve dhe monedha kap shifrën e 9 milionë paundve.

Anija e quajtur “Jezusi i Mirë”, ishte nisur nga Lisbona në vitin 1533 nën drejtimin e kapitenit Francisco de Noronha, ndërsa ishte zhdukur bashkë me stafin e saj gjatë lundrimit për në Indi.

Please follow and like us: