Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë
Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë. Inicitiva për të ndalur këtë pagësë është ndërmarrë nga Grupit për Kujtesën, përbërë nga blegë që i mbijetuan kampeve të përqendrimit. “Nuk e kuptoj sesi në Europën e sotme Belgjika dhe Gjermania nuk ja dalin që të shkëmbejnë informacion”, citohet të ketë thënë presidenti i kësaj shoqate, Pieter Paul Baeten, referuar pretendimeve se “Gjermania thjesht bënë pagesat pa patur informacion se ku shkojnë ato”(http://www.bbc.com/news/world-europe-36489700).
Problemi është shumë irritues, pasi jep përshtypjen e një politike të posaçme që i anashkalon qëndrimeve zyrtare. Dhe Belgjika është ndër vendet me më shumë bashkëpunëorë. Siç shkruan BBC-ja, pas lufte u dënuan 57 mijë bashkëpunëtorë. Kreu i nazistëve belgë, Leon Degrelle, u dënua me vdekje, por ai jetoi në Spanjë edhe pas rënies së regjimit frankist.
Një hulumtim i kryer nga historianë belgë në vitin 2007 i nxjerr këta bashkëpunëtorë fajtorë në krime kundër njerëzimit: në persekutimin e hebrejve pas pushtimit në vitin 1940. Gjermania ka qenë përherë evazive në përgjigjet e veta për pagesat që kryen dhe ky rast hedh dyshimin se Berlini, megjithë situatën e vështirë, “nuk i ka harruar miqtë”.