Hoxhaj në vizitë zyrtare në SHBA
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, vizitën e parë të tij në këtë post e ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Washington, ai do të takohet me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, derisa do të ketë takime tjera edhe me politikan dhe diplomat amerikan. Merret vesh se ai do të pritet në takim nga zëvendësndihmësi sekretar amerikan i shtetit, Hoyt Lee.
Në këtë mënyrë, Hoxhaj vazhdon traditën e dikurshme që në çdo fillim vit të vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë mbështetje dhe koordinuar veprimet në politikën e jashtme.
Ditë më parë, Hoxhaj kishte marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtëm, të cilin e ka ushtruar edhe në periudhën 2011-2014.
Please follow and like us: