Instagram do të shfaq postimet “më të mira” me prioritet
Pas ri-dizajnimit të logos së saj në muajin e fundit, algoritmi i ri i Instagram do të shfaq postimet më të mira të përdoruesve nëpër llogaritë e tyre. Ky ndryshim tashmë ka filluar të aplikohet.
Ky përditësim i algoritmit mundëson që ‘postimet më të mira ” të shfaqen para postimeve tjera që më parë janë shfaqur në mënyrë kronologjike.
Instagram ka zbuluar se përdoruesit e saj në një mesatare prej 70 për qind e humbasin përmbajtjen më të mirë në platformën e saj.
Me ‘postimet më të mira’ Instagram po planifikon prioritizimin e përmbajtjes në mënyrë që ju të gjeni atë që ju pëlqen më shumë. Ideja është që përdoruesit të mos i huqin postimet që ata duan ti shohin.
Please follow and like us: