Albspirit

Media/News/Publishing

Ironia e vartësit të Çakos me gjyqtarin Aliaj: Ja ku e ke përgjuesin në valixhe

Entiol Xhelilaj, specialist i IT i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit i cili është në “arrest shtëpie” për shkak të hetimeve për pajisjen e përgjimit, ka zgjedhur të bëjë ironi me gjyqtarin Arjan Aliaj. Ai kishte marrë me vete një valixhe ngjyrë jeshile dhe sa hyri në sallë iu drejtua gjyqtarit Arjan Aliaj.

 “Ja ku e ke pajisjen përgjuese”, mësohet të ketë thënë me ironi dhe më pas është ulur në vend.

Gjesti i tij tregoi pakënaqësi ndaj gjyqtarit Aliaj, i cili së fundmi është cilësuar si “killer” nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm për pezullimin e Haki Çakos.

Pavarësisht këtyre, gjykata ka lënë në arrest shtëpie dy punonjësit e Policisë, ndërsa çështja Çako është dërguar në Apel dhe më datë 16 qershor do të jetë seanca ku do të merret vendimi.

Please follow and like us: