Joe Biden: Kërcënimi i gjykatës është krim kushtetues

Sulmet e politikës ndaj gjyqtarëve janë krim kushtetues. Kështu është shprehur zv.presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Biden, në një replikë 1 orë e 23 minuta me kandidatin presidencial Donald Trump, ka dënuar deklaratat e këtij të fundit për gjuhën e ashpër të përdorur ndaj një gjyqtari në SHBA. “Ata që kërcënojnë gjykatës, qoftë edhe Presidenti, kryejnë një krim kushtetues”, është shprehur zv/Presidenti amerikan Joe Biden. Kjo duket se duhet të jetë edhe me vlerë për politikën shqiptare. Kujtojmë këtu rastin kur Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë sulmuar ashpër gjyqtarin e Tiranës që vendosi pezullimin e Haki Çakos nga posti i tij, deri në përfundim të hetimeve për pajisjen ilegale të përgjimeve.