Ministria e Mbrojtjes e Kinës reagon ndaj mediave japoneze
Zyra e Informacionit e Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës i është përgjigjur interesimit të mediave, lidhur me lajmin e mediave japoneze se, të enjten anije kineze dhe ruse kanë lundruar në ujrat e ishujve Diaoyu.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës thuhet se “Ishujt Diaoyu janë territor i Kinës. Anijet ushtarake kineze lundruan në sipërfaqen detare, të administruar nga Kina dhe ky veprim është i ligjshëm, ndaj vendet e tjera s’kanë të drejtë ta vlerësojnë”.
Please follow and like us: