Nëse këto parashikime realizohen, Ballkanin e pret kaos i paparë
Kur të zbehte ndikimi i Perëndimit në Ballkan, do të ndodhin valë të reja konfliktesh që do të rezultojnë me ndërrime kufijsh nga këta që janë tani . Valë të reja refugjatësh, sikur ato të viteve të 90-ta, do ta përfshinin sërish Ballkanin.
Këtë e thekson në librin e tij, Timoti Les, ish shef i ambasadës britanike në Banjallukë dhe
drejtor i agjencisë “New Europe” që merret me vlerësimet e rrezikut në Evropën juglindore, raporton Blic.
Les thekson se kaosi do të fillojë me shkëputjen e Republika Srpska e cila me referendum do t’i bashkohet Serbisë. Sipas fjalëve të tij, këtë skenar me tërë fuqinë e do Rusia, e cila me të dy duart e pranon dobësimin e ndikimit të Perëndimit në Ballkan, transmeton Lajmi.net.
Ky zhvillim, sipas Lesit, do të nisë nxis efekt domino. Kroatët nga Bosnja do të përpiqen t’i bashkohen Kroacisë e cila do t’i ndihmojë me të gjitha mjetet.
Shqiptarët në Maqedoni do të ngrihen në kryengritje dhe do të përpiqen të marrin një pjesë të madhe të vendit. Pastaj, Shqipëria e zgjeruar do ta bashkëngjiste Kosovën dhe kështu do të realizohej ëndrra shqiptare.
Sipas kësaj analize, popullata proserbe në Mal të Zi, synon bashkimin me Serbinë e zgjeruar. Në gjithë këtë, rastin edhe për një copë tokë do ta shfrytëzojnë Greqia e Bullgaria që do të vraponin pas asaj që mbetet nga Maqedonia.
Rusia do ta shfrytëzonte këtë epilog dhe do ta rriste edhe më shumë pozitën vet në Ballkan, në radhë të parë për shkak të lidhjeve të mira tradicionale me vendet sllave si Serbia, Mali i Zi, Greqia e edhe Bullgaria.
“BE dhe SHBA nuk do ta njihnin këtë ndryshim kufijsh dhe do të bënë përpjek që kjo të mos arrihej. Megjithatë, fuqia e Perëndimit do të bjerë aq sa nuk do të mund të bënte gjë. Ndoshta rregullimi i ri i Ballkanit, nuk do të ndodhë nesër, por meqë fuqia e BE-së zbehet, dita e fillimit të këtij konflikti është gjithnjë e më afër”, thotë Les.