Albspirit

Media/News/Publishing

Një memorial për polifoninë në Pilur të Vlorës 

 

16-06-10-02-21-03big_banner_projekti

Në qytetin e Himarës u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e projektit më të mirë për ngritjen e një memoriali për Polifoninë në fshatin Pilur, aktivitet i organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Këshilli i Qarkut Vlorë .

Sheshi i Pilurit po i nënshtrohet një transformimi radikal, rivlerësimi urban, në kuadrin e programit qeveritar të Rilindjes Urbane. Ky memorial që do të vendoset në këtë qendër, do t’i përkushtohet vlerave shpirtërore të popullit.

Kjo vepër duhet t’i “këndojë këngës”, dhe është përkthimi në një instalacion skulptural i harmonisë dhe melodisë polifonike himariote, i kthyer në materie vizive, duke u harmonizuar denjësisht edhe me qendrën e riformatuar të Pilurit.Në konkurs u prezantuan gjashtë projekte nga studentë të arkitekturës dhe artistë të fushës, të cilëve ju dha certifikatë mirënjohjeje për punën e kryer.

Projekti fitues u përzgjodh ai i prezantuar nga Arget Toçila dhe Drini Zykaj.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri Gjon Radovani, i cili ishte edhe kryetar jurie, falënderoi anëtarët e jurisë z. Sadrit Danaj, z. Artan Shabani, z. Vaso Tole, zj. Ulrike Bega, zj. Valbona Koci, z. Gentian Stratobërdha.

“Ky Instalacion lind “natyrshëm” nga malet e Pilurit dhe shndërrohet në një siluetë sa dominante aq edhe transparente. Ndërthurja e stoicitetit të malit me brishtësinë e detit, krijojnë një harmoni spektakolare, të denjë për një vepër mbi Iso-Polifoninë himariote.

Jam i bindur se me një instalacion të tillë, jo vetëm Piluri por i gjithë vendi do të ketë një vlerë të shtuar si në aspektin e Rilindjes Urbane ashtu edhe në atë të atraksionit turistik”,- tha z. Radovani në fjalën e tij.

Në përzgjedhjen e këtij memoriali ishte i pranishëm edhe z.Lefter Çipa.

Fitues_vendi_3

Vendi_i_2-te_nga_Emanuel_Koko

IMG_3144

Please follow and like us: