Albspirit

Media/News/Publishing

Obama miraton një rol të zgjeruar të trupave amerikane në Afganistan


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, miratoi një rol më të gjerë të ushtrisë amerikane në Afganistan për të ndihmuar forcat vendore në luftë kundër talibanëve.

Plani i ri, i cili pasoi debatet disamuajshe, do të lejojë shtimin e sulmeve ajrore kundër talibanëve kur është e nevojshme dhe për më shumë, do t’u japë forcave amerikane më shumë mundësi bashkëpunimi me forcat afgane. Plani nuk përfshin trupat tokësore amerikane.

Vendimi do të ripërcaktojë rolin e ushtrisë amerikane në Afganistan më shumë se një vit pasi trupat ndërkombëtare përfunduan misionet e tyre duke e lënë luftën kundër talibanëve në duart e trupave afgane.

Vendimi vjen gjithashtu gjashtë muaj para shkurtimit të planifikuar të trupave amerikane në Afganistan nga 9 mijë e 800 në 5 mijë e 500, një veprim që sipas Obamës pritet të ndodhë në fillim të vitit 2017.

Lufta e Afganistanit kundër talibanëve është intensifikuar muajve të fundit.

Kombet e Bashkuara thanë se 3 mijë e 545 qytetarë afganë janë vrarë dhe 7 mijë e 457 janë plagosur në vitin 2015. Shumica kishin pësuar nga talibanët.

Please follow and like us: