Albspirit

Media/News/Publishing

Obligacionet në RMB listohen në Bursën e Londrës

3 miliard yuanë obligacione me një afat maturimi 3 vjeçar u listuan të martën në Bursën e Londrës. Kjo është hedhja e parë në treg e obligacioneve në RMB, në tregun jashtë vendit, përveç Hongkong-ut. Zv. Ministri i Financës i Kinës Shi Yaobin u shpreh se, investuesit ndërkombëtarë kanë reaguar pozitivisht ndaj obligacioneve në RMB, çka tregon besimin e tyre në ekonominë kineze. Sekretarja e çeshtjeve ekonomike të Ministrisë së Financës së Britanisë, Harriett Baldwin tha se hedhja në treg e letrave me vlerë në RMB shënon një hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të monedhës kineze, ku duhet vlerësuar dhe roli i Londrës./Zhan Dian/

Please follow and like us: