Albspirit

Media/News/Publishing

Pagesat sekrete: CIA dhe Kulti i Inteligjencës

Pagesat sekrete: CIA dhe Kulti i Inteligjencës

Kur u publikua për herë të parë libri i ish-agjentit të CIA-s, Victori Marchetti, me titull “CIA dhe Kulti i Inteligjencës”, pati një reaksion të fortë. Bëhet fjalë për vitin 1977. Aty pretendohej se CIA ka paguar në mënyrë sekrete liderin e Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt gjatë viteve ‘50. Por ish-kancelari dhe kreu i Socialdemokratëve reagoi me zemërim.

“Nuk kam marrë kurrë fonde të tilla, qoftë për partinë time, qoftë për ndonjë qëllim tjetër,” tha Brandt.

Madje Uashingtonit iu dërgua një letër proteste. Por tashmë dokumentet e siguruara nga Spiegel tregojnë se CIA ka paguar në mënyrë sekrete Willy Brandt. Ai ka marrë në vitin 1950 rreth 200 mijë marka nga amerikanët. Më vonë ka marrë të tjera para. Kjo është një shumë e konsiderueshme dhe qëllimi i saj ishte që të mbështetej Brandt në garën e brendshme për drejtimin e Socialdemokratëve. Amerikanët inkurajonin Brandt, sepse ai ishte lider i një grupimi brenda SPD që favorizonte integrimin perëndimor kundër Bashkimit Sovjetik. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Brandt, që jetonte në azil në Suedi, kishte kontakte me CIA-n. Brandt është fitues i çmimit Nobel për Paqen. Ai dha dorëheqjen si kancelar i Gjermanisë në vitin 1974 pasi një prej ndihmësve të tij më të ngushtë, Guenter Guillaume u ekspozua si agjent i Stasi-t, shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore.

Please follow and like us: