Rruga europiane që kalon nga Berlini
Nga Danilo Taino/ Corriere della Sera
A është Gjermania problemi i Evropës së sotme? Ndoshta është e kundërta dhe ky vend është një pjesë e madhe e zgjidhjes. Në një Be përballë krizash të shumëfishta, kërkimi i fjatorit është shurdhues. Ashtu sikurse edhe ajo e rrugëdaljes magjike për të shpëtuar. Nuk ekzistojnë as njëra dhe as tjetra. Por mbase ka një rrugë demokratike dhe pragmatike në përpjekje për të shmangur fragmentimin e BE-së dhe te eurozonës. Na pëlqeftë apo jo, ajo kalon nga Berlini dhe është politike, jo ekonomike apo fiskale.
Shteti me “semi hegjemoni” në Evropë, sikurse e shohin prej kohësh historianët Gjermaninë është prodhim i dy faktesh, që të dyja në pjesë të madhe jashtë kontrollit të qeverisë së Berlinit. Nga njëra anë është centraliteti gjerman në Kontinent, që është objektiv: nga pikëpamja gjeografike dhe ekonomike, por edhe politike (është sistemi më i qëndrueshëm), modeli, morali. Ngaa na tjetër është refuzimi të një udhëheqjeje të qartë gjermane nga ana e vetë Gjermanisë (fanatzmat) dhe naga an e partnerëver të saj evropianë. Rezultati i kësaj është “semi hegjemonia”.
Bëhet fjalë për faktorë strukturorë që nuk janë aspak të rinj. Risia qëndron te mënyra se si po qaset Berlini. Kriza financiare botërore e 2008-s dhe evropiane që prej 2010-s kishin forcën për ta shkatërruar eurozonën dhe monedhën e përbashkët. Të cilat nuk kanë qenë kurrë rezultati i zgjedhjeve ekonomike dhe financiare por zgjedhjesh politike, të kërkuara mbitëgjitha nga Franca për të shmangur që, pas ribashkimit, Gjermania ta zotëronte Kontinentin me markën e fuqishme. Dhe kështu që ishin krijesa të brishta, nga pikëpamja ekonomike, sikurse kemi parë. Kështu që për arsye politike, Gjermania pranoi në vitet ’90 që të hynte në kafazin e euros, edhe pse shumica e estabilishmentit ishte skeptike: që prej atëhere ka punuar për ta mbajtur në këmbë ndërtesën e luhatur.
Që prej 2010-s, një varg shtetesh janë shpëtuar nga rrënimi financiar me programe evropiane (Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja, Qipro). Është vendosur një bashkim bankar evropian që më parë as që mund të çohej nëpër mendme dhe pse nuk është ende i plotë. Dhe tani eurozona ka dalë jashtë kësaj krize. Roli i Angela Merkel dhe Volfgang Schäuble në gjithë këtë ka qenë kontradiktor, sikurse ndodh me liderët gjatë krizave, por vendimtar. Pa semi-lidershipin e Berlinit, si dhe pa BQE-në, eurozona do të ishte shpërbërë. Më pas qeveria gjermane pati një rol qendror edhe në mbajtjen të bashkuar të gjitha vendet e BE-së përballë Rusisë gjatë krizës ukrainase. Dhe sot në përballimin e madhe të refugjatëve.
Sigurisht, hapat përpara drejt një integrimi më të madh evropian, drejt një buxheti të përbashkët dhe një bashkimi politik kanë qenë të kufizuara. Por, sikurse kuptohet nga situatat politike në të gjithë Evropën, hapa më vendimtarë do të kishin qenë të mundur vetëm duke dalë kundër konsensusit demokratik, nëpërmjet vendimesh autoritare, të cilat Gjermania nuk është e gatshme t’i bëjë dhe që gjithsesi në Evropën e sotme do të kishin pak shpresë mbijetese.
Por në të vërtetë, çfarë është ajo që i frenon këto hapa drejt një integrimi më të madh, si për shembull plotësimin e bashkimit bankar?
Berlino nuk është izoluar nga kjo perspektivë, por mendon se sot ajo nuk mund të bëhet sepse një varg shtetesh dembele nuk i kanë reduktuar rreziqet nëpër buxhete të bankave të tyre dhe mbajnë nivele borxhi të rrezikshëm dhe synon të bëjë hapa prapa për vendimet e marra, si për shembull për rregullat për bail-in.