Sekretet e Tantras, njihni seksualitetin meditativ
Pyetje: Doktor, çfarë është yoga tantrike dhe si influencon ajo në dashuri-bërjen e zgjatur? Kam dëgjuar diçka për këtë dhe për orgazmat e thata që ndodhin gjatë ushtrimit të saj, por nuk di çfarë është ajo. A mund të më thoni diçka më shumë lidhur me tantrën. Faleminderit
Përgjigje: Traditat fetare tantrike i gjejmë në Hinduizmin dhe Budizmin. Yoga tantrike, sot, ka fituar popullaritet edhe në vendet perëndimore e në Amerikë. Sipas saj një venë e madhe shkon nga pjesa e poshtme e shpinës, ku vendoset fuqia e gjarprit Kundalini, drejt qendrave më të larta psikike dhe të mendjes, që simbolizohen nga “zambaku i ujit”.
Sipas tantrës, në Univers, burimi kryesor i energjisë është interkursa seksuale e ritualizuar dhe orgazma është një eksperiencë kozmike e shenjtë.
Praktika tantrike që quhet Karezza përmbledh arritjen e interkursës së zgjatur pa ejakulacion. Kjo praktikë mishëron kontrollin e frymëmarrjes, meditimin, ushtrimet me trupin dhe presionin me gishta gjatë aktit seksual. Për një partner mashkullor që është afër pikës së ejakulacionit, qëllimi i tantrës është që ai të jetë i aftë të vazhdojë gjendjen e klimaksit, por pa u prishur (pa arritur në ejakulacion).
Këto orgazma “të thata”, pra orgazma pa ejakulacion, japin shumë kënaqësi dhe ndihmojnë të zgjatet akti seksual, që është një gjë shumë e dëshiruar prej dy partnerëve që bëjnë seks. Kjo praktikë, fiziologjikisht, bazohet në faktin që klimaksi dhe ejakulacioni janë dy funksione të ndryshme. Por, për arsye se ato ndodhin në të njëjtën kohë, orgazma dhe ejakulacioni konsiderohen një.
Kama Sutra, një libër seksual Hindu i shkruar në shekullin e katërt, shitet sot kudo nëpër librari. Por mos mendoni se atë do ta mësoni brenda natës. Ajo mësohet me praktikë vetjake, ose me partner seksual.
Seksi dhe seksualiteti human, siç dihet, kanë tre qëllime kryesore: ne bëjmë seks për riprodhim, për të qetësuar veten dhe si një formë kënaqësie. Shpesh, këto tre qëllime kombinohen të gjitha bashkë. Por ato mund të përdoren dhe të ndara. Ne bëjmë seks për qejf pa menduar për riprodhimin.
Duhet të dini se ka edhe një kategori të katërt me të cilën ne çlirohemi seksualisht. Kjo është një praktikë mendore, që pak njerëz në Perëndim e kanë provuar. Kjo është një praktikë e vjetër dhe shumë e fuqishme. Gjatë kësaj praktike seksuale, burrave dhe grave u thuhet të provojnë orgazma të shumta, ndërkohë, që aftësohen të arrijnë gjendjen e haresë spirituale!
Ky nuk është një mit i sajuar !.
Seksualiteti i shenjtë, që njihet si tantra, nuk është gjë tjetër veç yoga seksuale, që sot ka hyrë edhe në praktikën e shumë vendeve perëndimore. Fjala tantra vjen nga Sanskrishtja, që në një përkthim jo strikt, mund të jetë “thur”, “end”, “gjarpëroj”, “shpik”, “sajoj”. Rrënjët e saj shkojnë disa mijëra-vjeçarë prapa, në Hindutë e Indisë dhe në traditat spirituale Buddhiste. Vlen të theksojmë se tantra, në vetvete, nuk është një fe e veçantë. Është kjo arsyeja, që gjithkush, i çdo feje ose besimin qoftë, mund të përfitojë prej saj.
Si praktikë seksuale tantra është zhvilluar në dy “rrugë”. E para, “rruga e djathtë”, që u referohet praktikuesve që përdorin vetëm yogën, meditimin, kurthin dhe rituale të tjera për të arritur harenë, kënaqësinë, gjendje orgazmike të ndërgjegjshme, por pa kryer aktivitet seksual. “Rruga e majtë” e aktivitetit tantrik, që për të arritur gjendjen spirituale të ndërgjegjshme dhe për të vënë nën kontroll në mënyrë mentale energjinë orgazmike, përdor si mjet seksualitetin.
Kur flasim për përdorimin e seksit me qëllim që të çlirohet shpirti, kjo për shumë veshë mund të tingëllojë e frikshme dhe dyshuese. Për shumë nga ju që do t’i lexoni këto rreshta mund t’u duket një zhargon modern. Por, më besoni, kjo ndodh. Kjo ndodh sepse praktikat seksuale tantrike nuk pajtohen me sjelljet tona represive lidhur me seksin. Siç dihet, fetë tradicionale në mënyrë kokëfortë, kanë ngritur kufij midis shpirtit dhe kënaqësisë së mishit.
Tantra definohet si seksualitet i shenjtë, si seksualitet meditativ dhe intim. Ajo nuk është davaritje dhe as zbehje e energjive të fuqishme orgazmike që lëvizin brenda nesh. Ajo ndihmon që ne të rritim nivelin e ndërgjegjes tonë. Njerëzit që praktikojnë tantrën flasin për bio-energjinë, që për ata është korrenti elektrik që ndjejnë të lëvizë nëpër sistemin nervor dhe që e arrin pikën kulmore shpërthyese me arritjen e orgasmës.
Tantra jep mësime për intimitetin e ndërgjegjshëm, që e bën gjithkënd të aftë ta zgjerojë potencialin e tij për kënaqësi. Por kënaqësia nuk është qëllimi fundor i praktikës tantrike. Ritualet tantrike që kryejnë dy partnerë të dashuruar, krijojnë një zonë komforti të gjerë, që si në një enë, mbajnë brenda saj energjinë seksuale, ashtu si bateria mban ngarkesën elektrike.
Praktika tantrike bën që burrat dhe gratë të fitojnë kontroll të lartë mbi funksionimin seksual. Ajo ofron një mënyrë efikase që çiftet bashkërisht të kapërcejnë disfunksionet seksuale, siç janë ejakulacioni prematur tek burrat dhe mosarritja e eksitimit seksual tek gratë. Ajo e rrit kënaqësinë e aktit seksual, duke patur në bazë eksperiencën spirituale. Tantra dhe instruksionet tradicionale Taoiste kineze, janë strategji holistike që përdorin seksualitetin mendor për të arritur shëndetin e mirë.
Me ushtrimet tantrike që intensifikojnë intimitetin dhe pasionin, ne kemi mundësi që përmes gjenitaleve, të arrijmë të lidhim zemrën tonë me të partnerit.
Më poshtë do t’u tregoj për një ushtrim tantrik të thjeshtë por të thellë, që mund ta provoni kur do të jeni intimë seksualë me partnerin. Me këtë ushtrim ju do të krijoni një lidhje zemre të re, ose do të thelloni një lidhje që tanimë ekziston:
Qëndroni përballë njëri-tjetrit lakuriq. Zbehni dritën ose ndizni disa qirinj që të vini në formë të mirë emocionale. Dëgjoni një melodi instrumentale të ngadalshme dhe me volum të ulët.
Vendosni dorën e majtë, lehtësisht, mbi gjenitalet e partnerit dhe partneri të bëjë të njëjtin veprim me ju. Vendosni dorën tuaj të djathtë, lehtësisht, mbi zemrën e partnerit dhe partneri të bëjë të njëjtin veprim me ju.
Shikoni njëri tjetrin direkt në sy. Merrni frymë ngadalë dhe thellë. Sinkronizoni frymëmarrjet që do të thotë të arrini të merrni dhe të nxirrni frymë në të njëjtën kohë.
Vazhdoni të qëndroni në kontakt me njëri-tjetrin në këtë mënyrë. Largoni çdo mendim tjetër nga koka. Duke qëndruar në këtë mënyrë, ju do të absorboni energjinë e partnerit.
Shtoni presionin e dorës në zemër dhe në gjenitale. Kjo është preludi për t’u angazhuar në bërjen dashuri. Këtë ushtrim mund ta përdorni edhe si paralojë të zgjatur për intimitetet e mëvonshme, në orët ose ditët më pas.
Frymëmarrja e ndërgjegjshme është një ushtrim tantrik që shton shumë energji në dashuri-bërje dhe na aftëson të mbajmë një gjendje të lartë eksitimi. Me praktikë, frymëmarrja e thellë me bark, që shoqërohet me lëshim tingujsh dhe lëvizjesh, bën të ngarkohemi me energji seksuale që ndihmon për të arritur orgazma të shumta e të zgjatura, madje, orgazma që do të përhapen në të gjithë trupin.
Tantra rindez eksitimin seksual, shpirtin e eksplorimit dhe intimitetin kreativ të të dy partnerëve. Tantra na ndihmon të hyjmë në forma të tjera të seksualitetit të shenjtë.
Jeta është dhe duhet të jetë një aventurë. Dhe… A ka një mënyrë tjetër më të mirë për këtë, se sa të provojmë seksualitetin e shenjtë, që na sjell intimitetin dhe dashurinë direkt në zemër dhe në qendër të marrëdhënies?