“Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi shpall sot partinë e re

Gjergj Bojaxhi, ish-kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e fundit lokale shpall sot partinë e tij të re.
Ajo do të quhet “Sfida për Shqipërinë”.
Sipas njoftimit takimi i parë për themelimin e kësaj partie të re do të zhvillohet sot në orën 18:00 në Hotel Tirana.
Në garën për kryebashkiak të Tiranës, Bojaxhi mori rreth 14 mijë vota.
Ai kishte mbështetjen e grupimit “Ne Tirana” që pas zgjedhjeve lokale nuk ishte më aktiv.
Please follow and like us: