Albspirit

Media/News/Publishing

Sheshi “Nënë Tereza” kthehet në “stadium”

Kryeqyteti po i jep dorën e fundit përgatitjeve të ambienteve që do jenë të dedikuara për të ndjekur nisjen e Kampionatit Europian Francë 2016, ku për herë të parë merr pjesë Shqipëria. Sheshi “Nënë Tereza”, është shndëruar në një stadium të vërtetë, ku mijëra qytetarë do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet nëpërmjet monitorëve gjigant.

Dyqani zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të blerësve të bluzave të kombëtares.

“Dy ditët e fundit, fluksi ka qenë shumë i lartë, ndërsa sot pak më ndryshe pasi shumica e klientëve janë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, shprehet një shitëse.

Por ka dhe të huaj, të cilët janë të interesuar për bluzat e kombëtares shqiptare, bën me dije Top-Channel.

“Mua më pëlqen Shqipëria, madje kam blerë bluzën e kuqe dhe të zezën, e cila më pëlqen më shumë. Hera e parë që Shqipëria është në një kompeticion europian dhe unë i uroj Shqipërisë që të shkojë sa më larg”, shprehet një mbështetës i Shqipërisë.

Edhe Posta e Shqipërisë nuk ka mbetur pas. Për të shënjuar këtë ngjarje të rëndësishme, me date 10 qershor ka emetuar pullën postare me tematiken ”Shqiperia në Euro 2016”, e cila mbart një sërë elementësh kombëtarë.

Please follow and like us: