Albspirit

Media/News/Publishing

Shtyhet mbledhja e Byrosë për përjashtimin e kryeministrit

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin 10 ditë nga Parlamenti të Kryeministrit Edi Rama mesa duket është shtyrë për ditën e hënë.

Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej sot në orën 18:00, ku do të diskutohej kërkesa e Partisë Demokratike, e cila kërkon përjashtimin e Ramës pas tensioneve në Parlament ditën e enjte.

Kryeministri gjatë seancës plenare ofendoi deputetët e opozitës duke i quajtur “tufë”. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës dhe bëri që seanca të ndërpritej dy herë.

Please follow and like us: