Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i përgjimeve, ku ndodhet BMW-ja me pajisjen e përgjimeve 

 

pajisja-e-pergjimit-1

Pa sekuestrimin e pajisjes së përgjimit, hetimet e Prokurorisë nuk do të mund të zbulojnë se në ç’masë është përgjuar përmes saj, siç pretendon organi i akuzës, apo se cilët janë personat që kanë qenë nën përgjim.

Sipas të dhënave që ndodhen në dosjen e hetimit, personi i fundit që është parë në drejtim e makinës, që ka të instaluar pajisjen, është oficeri i arrestuar Entiol Xhelilaj.

Vendndodhja e fundit e mjetit, një autoveturë tip BMW me ngjyrë të zezë, ka qenë parkingu i Forcës Operacionale. Më datë 13 Maj, në orën 12:10, ajo ka dalë nga zyrat e policisë, tek 21 Dhjetori në Tiranë dhe nuk është parë më.

Ky fakt u konfirmua nga kamerat e sigurisë së Bashkisë në këtë pjesë të Tiranës, pasi kamerat e godinës ku ndodhen Forcat Operacionale nuk kanë punuar atë ditë.

Kjo gjë detyroi Prokurorinë të sekuestrojë serverin, pas dyshimeve se mund të jenë fshirë filmimet.

Prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth automjetit.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se makina ku ishte instaluar IMSI Catcher nuk ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë. Kjo e konfirmuar nga të dhënat e sistemit doganor dhe atij TIMS.

Prokuroria ka kërkuar nga Interforca italiane t’i vihet në dispozicion pajisja, për të konfirmuar apo shuar dyshimet se ajo është përdorur për përgjim.

Por deri tani, pala italiane nuk ka kthyer përgjigje.

Në letrën drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm shqiptar, ish – Drejtori i Policisë Italiane, Alessandro Pansa konfirmoi se, gjatë kohës që nuk përdorej, makina me pajisjen ishin mbajtur gjithnjë pranë misionit “Interforce” në Tiranë, ambientet e të cilit ndodhen në brendësi të Ambasadës italiane në Tiranë.

Please follow and like us: