Sobotka: Liberalizimi i vizave për Turqinë nuk hyn në fuqi më 1 korrik
Liberalizimi i vizave për shtetasit turq në hapësirën Schengen nuk do të mundësohet deri më 1 korrik, u shpreh sot ministri i Brendshëm austriak, gjatë një takimi me homologët evropianë në Luksemburg.
“Nuk besoj se ky proces do të mundësohet deri më 1 korrik”, tha Wolfgang Sobotka, duke reflektuar një pikëpamje gjerësisht të diskutuar në Bruksel për afatin kohor në fund të muajit qershor, e përmendur në marrëveshjen migratore mes Bashkimit Evropian dhe Ankarasë.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan sipas së cilit liberalizimi i vizave është një kusht për vijimin e frenimit të fluksit migrator drejt BE-së ka mbajtur qëndrim në lidhje me mosrespektimin e afatit kohor, me shpresën që ky vendim do të hyjë në fuqi jo më vonë se muaji tetor.
Në fillim të majit, Komisioni Evropian dha një qëndrim në favor të liberalizimit të vizave për shtetasit turq, për një periudhë afatshkurtër prej 90 ditë maksimumi, por me kushtin që Turqia të përmbushë pesë kriteret, nga 72 të përcaktuara, deri në fund të muajit qershor.