Sot në orën 18:00 mblidhet Byroja. A do të përjashtohet Rama nga Kuvendi?
Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Edi Rama, pas debatit të djeshëm në Kuvend, ku Rama e quajti opozitën një “tufë deputetësh”. Pas kësaj gjuhe të Ramës deputetët e PD-së rrethuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar kryeministrin të fliste. Më i ashpër në ragime ishte Flamur Noka. Sidoqoftë ka pak gjasa që Byroja të marrë vendim për parjashtimin e Ramës. Refuzimi i kërkesës së opozitës mund të gjendet nga ana tjetër si alibi që PD-ja të bojkotojë Kuvendin.
Please follow and like us: