Albspirit

Media/News/Publishing

Sulm vdekjeprurës në një xhami të Afganistanit

Së paku katër veta janë vrarë dhe afro 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një xhami në lindje të Afganistanit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hisara të provincës Nagarhar gjatë faljes së Xhumasë, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Afganistanit. Imami i xhamisë ka qenë në mesin e të vrarëve. Ministria ka thënë se “sulmi terrorist” është kryer nga “armiqtë e popullit afgan”. Sulmi ndodh në kohën kur besimtarët myslimanë në gjithë botën po mbajnë muajin e Ramazanit, duke agjëruar nga lindja e diellit deri në perëndim të tij.

Please follow and like us: