Albspirit

Media/News/Publishing

Telekom Albania prezanton ofertën “Një ekip, një ëndërr”

 


Telekom Albania prezanton ofertën “Një ekip, një ëndërr”

 

Për herë të parë në tregun shqiptar të telekomunikacionit, Telekom Albania prezanton një ofertë ekskluzive roaming për të gjithë sportdashësit.

“Një ekip, një ëndërr” është oferta e krijuar posaçërisht për ata që do të udhëtojnë dhe mbështesin ekipin shqiptar të futbollit në Francë. Këtë vit Shqipëria përjeton për herë të parë pjesëmarrjen në kampionatin evropian “Euro 2016.”

Në mbështetje të ekipit tonë në Francë, Telekom lehtëson komunikimin për të gjithë fansat e ekipit tonë të futbollit. “Një ekip, një ëndërr” mund të aktivizohet në të gjithë rrjetin e dyqaneve Telekom dhe vjen në dy paketa të ndryshme.

Paketa e parë “Euro 2016 Travel & Mix” për katër ditë ofron 60 minuta drejt numrave Telekom në Shqipëri, 30 minuta hyrëse, 20 mesazhe kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe 20 MB për 300 lekë.

Ndërsa paketa “Euro 2016 Travel & Mix” për 10 ditë përmban 200 minuta drejt numrave Telekom, 100 minuta hyrëse, 50 mesazhe kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe 50 MB për vetëm 1000 lekë.

Larmia e paketave u krijon mundësi të gjithë abonentëve që e adhurojnë sportin dhe mbi të gjitha mbështesin kombëtaren shqiptare që të zgjedhin njërën prej tyre.

Telekom është e angazhuar të sjellë pranë abonentëve shqiptarë mundësitë më të mira të komunikimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Marka Telekom synon të mbështesë arritjet më të mëdha të futbollit shqiptar në histori.

Telekom Albania, pjesë e grupit ndërkombëtar të telekomunikacionit Deutsche Telekom, qëndron pranë abonentëve të saj duke sjellë risitë më të fundit në fushën e telekomunikacionit.

Please follow and like us: