Albspirit

Media/News/Publishing

Thellohet skandali në Shkodër/ 3 vajza me probleme mendore kanë mbetur shtatzanë

Pas ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës, ka rezultuar se 3 vajza në moshë madhore, me probleme mendore, paciente në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër kanë mbetur shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike. Hetimi i organit të akuzës ka zgjatur dy javë, ndërkohë sot janë ndaluar drejtoresha dhe një infermiere e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër, të dyshuara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër.

Në bazë të urdhërit të Prokurorisë, këto dy shtetase janë ndaluar nga ana e Policisë Vendore mesditën e së mërkurës (dt.01.06.2016).

Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatëzaninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.

Sa i përket videos denoncuese të shfaqur mbrëmë në emisionin “Stop”, ku personat me aftësi të kufizuara mbahen të lidhur me zinxhir, ka reaguar sot drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit në Shkodër, Julia Cepi. Ajo e ka quajtur montazh videon. Sipas saj, dhoma në video bashkë me hekurat nuk përkojnë me mjediset e brendshme të institucionit që ajo drejton, prandaj ia ka lenë organeve të drejtësisë për ta zbardhur se si është e vërteta.

Please follow and like us: