UEFA i vendos Kombëtares shqiptare pseudonimin “Shqiponjat”
UEFA ka prezantuar nga një video për çdo Kombëtare pjesëmarrëse në kampionatin Europian në të cilën është natyrisht edhe Shqipëria.
“Shqiponjat” është pseudonimi që UEFA i ka vënë Kombëtares kuqezi, ndërsa në video tregohet dhe rruga që ajo ka përshkruar deri në kualifikimin për në finalet e Europianit.
Kombëtarja Shqiptare do të nisë zyrtarisht aventurën në Europian nesër në orën 15:00 me një ndeshje ndaj Zvicrës. Kuqezinjtë do të luajnë në fazën e grupeve tre ndeshje në total, ku do të kërkojnë të marrin rezultate pozitive edhe pse një gjë e tillë do të jetë mjaft e vështirë. Gjithsesi kuqezinjtë kanë arritur një sukses të madh me kualifikimin në finalet e kampionatit Europian për herë të parë në histori.
Shqipëri – Zvicër
11 qershor, ora 15:00 – Stadiumi “S. BollaertDelelis” – 35 000 vende
Francë – Shqipëri
15 qershor ora 21:00 – Stadiumi “Stade Vélodrome” – 67 000 vende
Rumani – Shqipëri
19 qershor ora 21:00 – Stadiumi “Stade de Lyon” – 58 000 vende