Albspirit

Media/News/Publishing

Vjollca Hoxha fiton gjyqin për administrimin e Top Channel

Vjollca Hoxha fiton gjyqin për administrimin e Top Channel

Gjykata e Apelit ka shqyrtuar sot çështjen për administrimin e Top Medias midis pronarëve të saj.

Trupi gjykues i përbërë nga, Gramoz Levanaj, Agim Bendo dhe Zamir Poda kanë lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit, e cila i jep të drejtën Vjollca Hoxhës të vazhdojë administrimin e Top Medias. Mësohet se prej disa muajsh, pronarët ndodhen në procedura gjyqësore për të drejtën e administrimit.

Vjollca Hoxha ka fituar sot administrimin e Top Medias,  por në Gjykatën e  Shkallës së parë, ku u zhvillua çështja në lidhje me aksionet, trupa gjykuese  i ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës, Albert Sino dhe Aurel Baci, të cilët në këtë rast ishin të paditur. Sino dhe Baci kanë 60 përqind të aksioneve të Top Medias.

Pritet që të ketë të tjera hapa në gjykatën e lartë, por edhe në apel në lidhje administrimin e subjektit.

Please follow and like us: