Banderola për Çamërinë në stadium tërbon qeverinë greke
Një banderolë e shpalosur gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, ka shkaktuar një reagim të ashpër të qeverisë greke.
Para fillimit të ndeshjes, në tribunën ku ndodheshin tifozë zviceranë, u shpalos një banderolë ku shkruhej në anglisht: “Greqia është fajtore. Kujtoni genocidin në Çamëri, 100.000 viktima shqiptare”.
Për këtë ministria e jashtme greke të nxjerrë një deklaratë të ashpër, ku e cilëson ai një akt montruoz dhe provokativ.
Sipas qeverisë greke ky akt cënon rregullat e UEFA-s e cila sipas saj është përgjegjëse për të evituar ekspozimin e parullave me përmbajtje provokative.
Athina thotë se pret që qeveria shqiptare të reagojë për këtë akt të rëndë.
Please follow and like us: