Albspirit

Media/News/Publishing

KLD, kallëzim penal ndaj Tahirit

KLD kallëzim penal ndaj Tahirit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Lajmi bëhet me dije zyrtarisht nga KLD, ku përmes një njoftimi për mediat, thuhet se sot ka zhvilluar mbledhje jashtë rradhe. Mësohet se mbledhja është thirrur nga Kryetari i Këshillit për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, pas sulmeve të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri, ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

“Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj në veçanti por dhe trupës gjyqësore në tërësi, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri.” përfundon njoftimi zyrtar i KLD-së.

Please follow and like us: