REAGIMI I DELEGACIONIT EUROPIAN NE SHQIPERI DHE AMBASADAVE SE SHTETEVE ANTARE TE BE-SE PER TAKIMIN RAMA-BASHA
REAGIMI I DELEGACIONIT EUROPIAN NE SHQIPERI DHE AMBASADAVE SE SHTETEVE ANTARE TE BE-SE PER TAKIMIN RAMA-BASHA NE LIDHJE ME REFORMEN NE DREJTESI…
TEKSTI I PLOTE:
Deklaratë e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ambasadave të Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë për reformën në drejtësi (08/06/2016)
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi.
Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.
Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.
Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi.