Shqipëria, e dyta pas Anglisë, shkruani #ALB që kulla Eiffel të ndizet me ngjyra shqiptare
Sot Kombëtarja u mund me Zvicrën, por ende kemi një mundësi për të festuar. Statuset #Alb në të gjitha mediat sociale do të mblidhen nga kompania Orange deri në orën 21.30 dhe nëse arrijmë të jemi të parët me më shumë ALB në Fb, Instagram dhe Twitter, mund ta shohim sot, qoftë edhe nga larg, Eiffel-in 10 minuta, pas ndeshjes Rusi-Angli të ndezur me ngjyrat e flamurit tonë, për një aryse festive. Mund të jetë kjo fitorja e vogël e kësaj dite për Shqipërinë. Deri tani, në faqen zyrtare të Orange, Shqipëria është e dyta pas Anglisë. Anglia ka grumbulluar 23.9 % përballë 21.3 % të Shqipërisë, ndërsa na ndajnë katër orë nga spektakli, por më pak sesa tri orë nga mbyllja e mbledhjes së votimeve. Shiheni live spektaklin e Eiffel-it në faqen e Orangesponsorsyou.com. Aty mund të kontrolloni dhe rezultatet e deritanishme.