Albspirit

Media/News/Publishing

Agjencia “INA” publikon emrat e 21 bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së

Agjencia e lajmeve “INA” bën me dije se janë publikuar emrat e 21 bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së në Bosnje Hercegovinë. Këto emra janë të publikuar në librin “21 bashkëpunëtorë shqiptarë të UDB-së në Bosnje e Hercegovinë (1970-1990) përgatitur nga Ivan Beshljiq dhe përkthyer e përgatitur në gjuhën shqipe nga Mehmet Loci, informon portali Botapress. Në këtë libër përmenden 21 emra dhe pseudonime të shqiptarëve që për një periudhë 20 vjeçare kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së në Bosnje e Hercegovinë! “INA” shton se do të sjellë vetëm emrat e këtyre 21 bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së në Bonsje e Hercegovinë të cilët gjatë shërbimit të tyre kanë përdorur pseudonimet “BALON”, “RUBIN”, “SNJESHKO”, “TROGIR”, “MONTENEGRO”, “SAFER”, “TIHOMIR” , “TIR” “EGEJ”, “MONTER”, “PLATAN”, “BORAC”, “BESA”, “BASHKIMI” “TOPLICA, “ÇAKOR”, “NIK”, “NAMIK”, “SAFIR”, “AZAM”, “RADE”

Please follow and like us: