Anika Dokle: Gëzuar 3-vjetorin atyre që “mjelin” PS!

Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka zgjedhur të bëjë një urim të veçantë me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dokle është treguar e ‘kujdesshme’ të ndajë ‘rilindasit’ nga socialistët. Në urimin e saj, Dokle shkruan:
“Gezuar 25-vjetorin socialisteve qe e duan PS-ne ne dite te mira e te keqija! Gezuar 3-vjetorin ngjyrave dhe propagandes qe feksin kur qeverisin dhe ne opozite behen hije. Gezuar 3-vjetorin atyre qe po e “mjelin” PS-ne!
Gezuar atyre qe e pagezuan kete lloj bashkejetese! Ditelindjet jane gjithnje moment reflektimi. U befte me e mira!!” përfundon postimin e saj Anika Dokle.
Please follow and like us: