Albspirit

Media/News/Publishing

Detajet e takimit Meta – Basha

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, bëri publik detajet e takimit që ai zhvilloi për afro 2 orë me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën. Ai tha se e garantoi Bashën për një procedurë legjitime dhe transparente për miratimin e paketës së reformës në drejtësi. Një garanci kjo që duket se i është kërkuar nga Basha, i cili ka shprehur hapur dyshime se mazhoranca po kërkon të blejë deputetë të opozitës. Madje Basha ka paralajmëruar me djegie të mandateve të opozitës nësë trafikohen votat e saj. Meta tha se i shprehu Bashës kënaqësinë për angazhimin e opozitës në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mbështetjen që i ka dhënë opozita reformës. Ai u shpreh se ka kërkuar mirëkuptimin për zhvillimin e procedurave parlamentare dhe miratimi sa më shpejt dhe të padiskutueshëm të reformës. Kryetari i Kuvendit bëri publik edhe qëndrimin e Bashës.  “Kryetari i opozitës më shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu për këtë qëllim me të vetmen cështje parimore që sipas opozitë ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së instiucioneve të reja, që sipas opozitës duhet bërë në përputhje me rekomandimin 88 të Venecias”.

Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë variantin e votave të rezervuara. Por Meta, që tha se ishte njohur vetëm sot me këtë pretendim të opozitës, garantoi angazhim maksimal për gjetjen e një zgjidhje.

“Sot jam njohur me një pretendim konkret. Do ta dëgjoj me vëmendje. Besoj se me vullnet të mirë i kemi të gjitha mundësitë që shumë shpejt, mundësisht që dje, apo që para një muaji, të ecim me procedurat parlamentare në mënyrë konsensuale. Për mua është shumë e rëndësishme të bëhen të gjitha përpjekjet në orët që vijnë, në minutat që vijnë për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe partnerëve ndërkombëtarë, një reformë kushtetuese në drejtësi, e cila të garantojë standardet më të mira ndërkombëtare dhe njëkohësisht të jetë një reformë që të ketë përkrahjen e të gjithë aktorëve politikë, pasi është një reformë për vitet që vijnë”.

Meta tha gjithashtu se mbetet i hapur për dialog me të gjitha palët. Pjesë është edhe kryeministri Rama, me të cilin Meta tha se do të diskutojë pas takimit me Bashën. “Në cilësinë e kryetarit të kuvendit mbetem i hapur për dialog me të gjitha palët me qëllim që të miratojmë me transparencë. Unë kam gjetur disponimin pozitiv në këtë bisedë takim zyrtar nga zoti Basha që, në momentin që sipas opozitës gjendet një marrëveshje edhe për të vetmen cështje parimore, ata janë të hapur për të ecur me shpejtësi për procedurat e vlefshme paralemntare. A qëndron apo jo pretendimi i tyre, rezervoj të drejtën për t’u përgjigjur, pasi nuk kam qenë i përgatitur për këtë, pasi nuk kam qenë pjesë e diskutimeve, për t’u deklaruar ju se si qëndron e vërteta. Natyrisht që e kam mbajtur shënim dhe do të kem në konsideratë këtë pretendim se sa qëndron. Së dyti lidhur me pyetjen a keni rakorduar me zotin Rama. Mund t’ju them se ia kam bërë të qartë zotit Rama iniciativë për t’u takuar me zotin Basha, madje për të qenë më transparent me ju, pas krijimin e keqkuptimit për gjoja futje fshehurazi për ndryshimet kushtetuese, që në cdo rast do të ishte një veprim i marrë dhe mjaft i pajustifikueshëm për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër… pra , duke marrë shkas nga kjo situatë dhe nga kriza e kohës, kam qenë i detyruar të kërkoj një takim në nivelin më të lartë me opozitën parlamentare dhe kryetarin e PD. Përpara se të bëja publike ftesën me të i kam telefonuar (Ramës). Ideja ime ka qenë që të takohem edhe me zotin Basha dhe zotin Rama dhe pse jo edhe përfaqësues të misioneve që na asistojnë, për të rakorduar kalendarin dhe për të shtyrë procesin. Zoti Basha ka preferuar të ishte me mua si kryetar i kuvendit, pasi sipas tij ai o kishte dsikutuar cështjet me zotin Rama. Jam treguar fleksibël, sic e keni vënë re për gjithcka, pasi për mua nuk ka gjë më të rëndëishme se kurorëzimi me sukses i këtij procesi. Do kem mundësi të takohem me zotin Rama dhe përfaqësues të tjerë”, u shpreh Meta në konferencën për shtyp pas takimit me Bashën.

Meta instistoi për konsensus dhe refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse do të pranonte një reformë në drejtësi me vota të deputetëve të vecantë të opozitës, ashtu sic deklaroi kryeministri Rama në seancën e të enjtes dhe sic janë shprehur deri tani edhe ambasada e SHBA dhe BE.

Please follow and like us: