Ekskluzive: Ish numri 2 i CIA-s, Kosova dhe Maqedonia mund t’i bashkohen Shqipërisë
Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer konsideron se Republika Sërpska edhe më tej do të ekzistojë, ndërsa shpreh bindjen se ekzistojnë shanse të mëdha për ndryshim të kufijve në Ballkan, transmeton agjencia “Tanjug”.
Mejer në intervistën për “Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se “do të ndryshohen kufijtë e Kosovës, Bosnjë e Hervegovinës dhe Maqedonisë”.
“Vend më i rrezikshëm në Ballkan për momentin është Maqedonia, jo vetëm shkaku i problemit mes maqedonasve e shqiptarëve dhe besimtarëve ortodoks maqedonas, por edhe për faktin që mes besimtarëve ortokodsë në Maqedoni ka shumë mospajtime”, konsideron Meyer, derisa parashikon vetëm mbijetesën e Republika Sërpskës, ndërsa pyetja është se në çfarë forme./Aktuale.mk/
Please follow and like us: