Eksportet e bimëve mjekësore, ulje të ndjeshme krahasuar me vitet e komunizmit
Eksportet e bimëve mjekësore dhe aromatike kanë pësuar një ulje të ndjeshme krahasuar me vitet e komunizmit.Përfaqësues te kësaj industrie shpjegojne se aktualisht eksportet arrijnë deri në 30 milion dollarë nga 70 milion USD që ishin ne vitet e regjimit komunist.
“Nëse i referohemi vitit 1988, ne kemi eksportuar 70 mln dollar, pa vlerë të shtuar. Ne sot eksportojmë rreth 30 mln dollarë, por pika më e dobët ka qenë rreth viteve 1995-1997 ku zbriti në 8 mln dollar eksporti.”
Grupet e interesit i kërkojnë qeverisë më shumë mbështetje për shitjen e prodhimeve por edhe për sterilizimin e tyre.
“Fermerin nuk e lënë të zgjedhë tregun. Fermeri i pajisur ne NIPT është me vendim të qeverisë që ka të drejtë ta shesë ku të dojë ai, jo ku të dojë një polic rrugor, një polic pyjor, jo ku të dojë një taksmbledhës që mund të dalë rastësisht”
Shqipëria eksporton në tregjet europiane ,aziatike dhe në SHBA.
“Harta është e gjatë. Mund të themi që produktet shkojnë në Australi, Japoni, SHBA, në vendet e BE”
Në shumë zona të Shqipërisë aktualisht ka nisur edhe kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore pervec rritjes se tyre natyrale. Në zonën e veriut ka nisur kultivimi i sherebelës ndërsa në Shqipërinë e mesme dhe te jugut rigoni dhe kamomili.