Albspirit

Media/News/Publishing

Emocionoi shumë shqiptarë, njihuni me të Besmir Limanin që bëri shqiponjën në fytyrë

Besmir Limani është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare flet e gjithë media sportive evropiane.

Një rrëfim për portalin Drini.mk, Besmir Limani tregon emocionet e tij mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithçka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlerësim i cili e bën të ndihet mirë.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në çdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive”, tha Besmir Limani

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, “EURO 2016”, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullojnë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.

 

Please follow and like us: