Identifikohet vrasësi i dyshuar i këngëtares, Grimmie
Policia në SHBA e ka identifikuar personin që dyshohet se e vrau një këngëtare gjatë një koncerti në Florida.
Sipas të njejtit njoftim, personi i dyshuar ka kryer vetëvrasje pasi e kreu krimin i cili e tronditi tërë Amerikën.
Christina Grimmie, e cila u bë njohur pasi arriti në finalen e emisionit televiziv që kërkon persona të talentuar në të kënduar, ‘The Voice’, është qëlluar për vdekje më 10 qershor derisa nënshkruante autografe pas një koncerti në Florida.
Shefi i policisë në shtetin federal amerikan, Florida, John Mina, ka thënë se i dyshuari për këtë vrasje është Kevin Loibl, 27 vjeçar nga St. Petersburg i Floridas.
Mina ka thënë se Loibl duket se ka qenë një ‘adhurues i çmendur’ që nuk e njihte Grimmie, por që kishte udhëtuar veçanërisht drejt Orlandos për ta sulmuar këngëtaren, para se të kryente vetëvrasje.
Grimmie, 22 vjeçare nga Nju Xhersi, ka përfunduar e treta në emisionin ‘The Voice’ të vitit 2015, emision që transmetohet nga televizioni, NBC.
Ajo kishte filluar të fitonte famë të madhe si adoleshente edhe përmes kanalit të saj në rrjetin social, ‘YouTube’, duke pasur miliona shikime për çdo video.