Irlanda e Veriut debuton me humbje, Polonisë i mjafton 1 gol
Një tjetër skuadër debutuese këtë Europian ka dështuar në ndeshjen e parë. Irlanda e Veriut nën drejtimin e Michael O’Neill është mundur me rezultatin minimal 1-0 nga Polonia.
Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të pa prekura, Arkadiusz Milik ka shënuar golin e vetëm të takimit duke kaluar në avantazh Poloninë 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Ka qenë një asist i Jakub Blaszczykowski ai i cili është shndërruar në gol nga Milik në minutën e 51-të. Ky i fundit ka gjetur hapësirën e nevojshme për të goditur në qendër dhe me një gjuajtje të fuqishme me të majtën e ka dërguar topin në rrjetën e djathtë të tij. Michael McGovern, portieri i Irlandës së Veriut edhe pse e kuptuar krahun e goditjes nuk ka mundur të bëjë asgjë.
Me golin e tij, Milik ka hyrë në librin e rekordeve të kampionatit europian duke u bërë lojtari më i që shënon në një kompeticion të tillë.
Në orën 21:00 luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Ukrainës dhe Gjermanisë.