Ish-ushtari britanik i UÇK-së: Zemra ime dhe shpirti i takojnë Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison ka treguar se është shumë i nderuar dhe krenar për certifikatën e veteranit të UÇK-së.
“Është shumë e vështirë të përshkruaje krenarinë që kam ndjerë kur kam pranuar këtë certifikatë të statusit të veteranit si i huaj që kam ndihmuar në Kosovë. Dhe tani Kosova është në zemrën time, dhe është vendi ku kam kërkuar të prehem përfundimisht” ka thënë ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Zemra ime dhe shpirti i takon Kosovës”, ka përfunduar Harrison.


Please follow and like us: