Albspirit

Media/News/Publishing

Jetojnë jetë normale, edhe pse përqeshen në rrugë

pau

Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino, nga Brazili, të dy kanë forma të xhuxhëve dhe janë të gjatë, 88.3 centimetra dhe 89.4 centimetra respektivisht. Çifti, që shpreson që të hyjë në librin e rekordeve të ‘Guinness’-it, ka thënë se janë takuar në një rrjet social para dhjetë viteve dhe se kanë filluar që të bisedojnë në ‘MSN Messenger’. Paulo 30-vjeçar, që ka një sëmundje të rrallë gjenetike të quajtur displasi distrofike, ka thënë se për të kjo ishte dashuri në shikim të parë. “Më është dukur e bukur që nga momenti i parë kur e pashë”, ka thënë ai. Por, tërheqja nuk ishte reciproke,transmeton gazeta Kosova Sot.

I mahnitur nga bukuria e saj

Katyucia 26-vjeçare, e cila vuan nga moszhvillimi akondroplasik, që prek zhvillimin e eshtrave, në fillim e kishte bllokuar atë në sajtin e dërgimit të porosive të shpejta.”Për herë të parë kur fillova të flas me Paulo-n, ai ishte me të vërtetë i mërzitshëm”, ka thënë ajo.”Ajo mendonte se po provoja që të flirtoj por unë vetëm po sillesha mirë, sipas saj kam qenë shumë monoton”, ka thënë Paulo, i cili punon si sekretar ligjor. Ky do të ishte fundi, por ajo papritmas vendosi që ta zhbllokojë atë pas 18 muajsh. Katyucia, e cila tani është pronare e një salloni të bukurisë që është përshtatur për madhësinë e saj, ka thënë: “Një ditë diçka ndodhi në kokën time dhe e zhbllokova atë. Në atë kohë ai ishte më i besueshëm”.”Kur më zhbllokoi, menjëherë e përshëndeta. Filluam të bisedojmë dhe më tha se isha më i civilizuar”, ka thënë Paulo.

Dy muaj më pas, Paulo udhëtoi më shumë se 300 kilometra drejt Londrinas, qytetit të Katyucia-s për t’u takuar me të. Ai tha se ishte mahnitur nga bukuria e saj, por që ishte e turpshme dhe nuk ishte e kënaqur me shijen e tij për veshje.”Ajo që më ka tërhequr më së shumti te ajo, përveç bukurisë, ishte fakti se sa e këndshme ishte ajo. Ishte personaliteti i saj i këndshëm”, ka thënë Paulo. “Ai e kishte veshur një këmishë të portokalltë, xhinse dhe kishte syze dielli, falë Zotit ai është përmirësuar që nga ajo kohë”, ka thënë ajo.

Afërsia dhe shoqëria me njëri-tjetrin

Me gjithë brengat e saj për shkak të distancës mes tyre, pesë ditë më pas ata filluan të dalin në takime dhe pas katër viteve filluan që të jetojnë bashkë. “Nuk kam qenë në lidhje më parë pra Paulo është i dashuri im i parë”, ka thënë Katyucia. Tani ata thonë se janë sikur çiftet tjera. Paulo ka një veturë të adaptuar që i mundëson që të vozisë, ndërsa salloni i saj i bukurisë është i modifikuar për t’u përshtatur me gjatësinë e saj. “Në fakt, ne jemi një çift normal, por vetëm jemi më të shkurtë. Gjëja më e mirë e lidhjes sonë është afërsia dhe shoqëria që kemi për njëritjetrin”, ka thënë Paulo, që ka ambicie që të bëhet kryetar i qytetit Itapeva në të cilin jeton. Ata thonë se për shkak të trupave të shkurtër kanë probleme që të përdorin automatet e bankës dhe banjat publike. “Ndryshimin e vetëm e shoh në vendet publike. Për shembull, një automat për tërheqje të parave është i bërë për njerëz me gjatësi normale. Është një gjë e thjeshtë, një person me gjatësi normale ka qasje, por ne jo”, ka thënë Paulo.”Disa nga vështirësitë në të cilat hasi janë përdorimi i furrës, lavamanit, rrobalarëses dhe hapja e dritareve dhe dyerve”, ka shtuar Katyucia.

Please follow and like us: