Kumanova ka pasur emër shqiptar
Kjo është historia e Kumanovës, lexoni me vëmendje!
-Gjatë epokës Ilire Kumanova ishte e njohur me emrin Zheglig, emër që rrjedh nga fjalët Zheg – nzehtësi dhe lig – i sëmur ose i keqë. Qyteti ndryshoi emrin edhe dy here më pas.
Në vitin 26 para erës sonë Romakët pushtuan këtë rajon. Vendi ishte i jashtëzakonshëm, kishte lumenj, me plot pemë që jepnin shumë hije. Romakët pikërisht për këtë e quajtën “ Umbra – Nova” që do të thotë vend i hijeve ose hije të reja. Një pjesë e Romakëve e quanin “ Umeonovo” që do të thotë “vend i ri me lagështi”. Më pas ndërroi emrin prap, kur me ardhjen e një numri të madh ushtarësh romakë, pra në vitin 26 të erës sonë, oficerët Romakë e quajtën vendin Cumaenova (Kumaenova). Shumica e tyre ishin nga qyteti Kampanja i cili u quheshte Cuamae. Ata e quajtën qytetin si Kampanja e re në kujtim të regjionit të tyre, Cumae- nova, nova- e re.
-Më vonë e pagëzuan me Cum-a-nova (Kum-a-nova). Kjo rrjedh nga fjalët Latine “Cum ose Kum” që në gjuhën Shqipe do të thotë kur ose “që nga” ose “së bashku” dhe “nova” që do të thotë e re. Emri Kumanova shifet edhe në atlasin e vjetër Romak-“Tabula Peutingeriana”. Tabula Peutingeriana është e vetmja hartë ose atlas që tregonte rrjetin rrugor ushtarak dhe imperial Romak, “Cursus Publicus”. Harta Tabula Peutingeriana është bërë nga një murg i quajtur Kolmar. Gjithashtu edhe historiani antik Romak, Gaius Sallustius Crispus i njohur si Sallust, (86-34 BC), përmend Zheglig – Cumaenova dhe ushtrinë Romake të jetë e përqendruar në Cumaenova afër Skupit. Maqedonët duke mohuar ekzistimin shekullor të Shqiptarëve dhe Ilirëve në këto rajone shpifiën një hipotezë se gjoja emri Kumanovë rrjedh nga fisi Kuman që paska jetuar në dhe përreth Kumanovës. Kumanët ishin aziatik me origjinë kineze. Fisi Kuman ishte i vendosur në veri të detit të Zi përgjat lumit Volga. Në shekullin XI të erës sonë, Fisi Kuman hyri në jug të Ukrahines së sotshme, Moldavia, Vallaçia dhe një pjesë të Transilvanisë (Rumuni të sotshme) Shumë shpejt vendi Kuman u zgjërua duke përfshire kështu pjesën veriore të detit të Zi dhe Detit Kaspik deri te lumenjtë Dniepri, Volga, Urali, dhe Irtish. Thëne më mirë, Kumania ishte vendi që përfshinte Kazakhstanin, Ukrainën, Moldovën, dhe Rumaninë e sotshme.
-Emri Kumanovë është përdorur para se të paraqiten Kumanët, siç e cekëm më parë. Ballkanologu dhe kronisti frëng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, më 1836, shkruan se Kumanova kishte afro 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak, i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si emër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gashë, Krasniqë, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve. Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi iliro-Dardan.
-Kishte edhe fise tjera familjare si Kotlelerët, Tatarët, që kanë pasur një lagjeje të veçantë në këtë qytet. Të përmendim se edhe Çerkezët, të cilët vendlindjen e tyre e kanë pasur në rajonin e Kaukazit, kishin qenë vendosur pranë stacionit hekurudhor të Kumanovës, ku sot gjendet fshati me të njëjtin emër Çerkez. Prej lagjeve që kishte pasur në të kaluarën Kumanova ishin : Mehmed Begu, Varoshi, Bari Begu, Endeki, Muhaxherët, Veleshka, Tatarëve, Bislimve, nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnë lagjet më të njohura si Orta Bunari, Lagja e Trimave, Bahçja, Serava, Likovës, Bedinjës, Zeleni Rid, Sredoreku.Objektet fetare, gjegjësisht xhamitë apo ndonjë objekt tjetër fetar si kishat, manastiret në rajonin e Kumanovës datojnë nga periudha e hershme kohore. Xhamia më e vjetër në Kumanovë dhe rrethinë është ajo e Tabanocit, ndërtuar më 1380ku ( Evlia Çelebija në shënimet e tij e përmend këtë xhami). Në Kumanoë egzistojnë shtatë teqe, katër prej tyre gjenden në lagjen e Sredorekit (lagje e romëve).
-Në qytetin tonë gjithmonë kanë qenë prezente përpjekjet për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, për hapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar të popullatës së këtij rajoni, duke filluar qysh gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes sonë kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.
-Për një mision të tillë ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovës”, i cili u hap në janar të vitit 1909, nën udhëheqjen e atdhetarit, mësuesit Jashar Erebara. Ky klub hartoi abetaren e njohur “ABECEJA SHQIPE“ e Kumanovës, ku mësohej shkrim-leximi.
-Toponimia e rajonit të Kumanovës është me burim leksikor të shqipes, por për shkak të lidhjeve të shumta që ka pasur popullsia shqiptare në të kaluarën, por edhe në kohën e sotme me popullatën sllave dhe jetesa nën sundimin shekullor turk, ka ndikuar që në të folmen e këtij rajoni në përgjithësi dhe në leksikun toponimik në veçanti të depërtojnë fjalë të këtyre gjuhëve.
Sot, sipas disa të dhënave shqiptarët e qytetit të Kumanovës janë shumicë absolute. Për neve nuk ka aspak dyshim.
Prezenca Dardane në Kumanovë, “DARDAN”.