Albspirit

Media/News/Publishing

Pacolli zbulon tempullin e rrallë shqiptar në Azerbaixhan

Dua të ndaj me ju një foto nga një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria).

Në këtë Tempull në Azerbaixhan kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ”Meshari i Buzukut”, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.

Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë.

I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë.

Please follow and like us: