Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti apo Presidetja e zemrave?

Qëkurse u bë e njohur që president Joachim Gauck nuk do një mandat të dytë, po qarkullojnë emrat e pasardhësit të mundshëm. Por shumë qytetarë duan ta zgjedhin Presidentin drejtpërdrejt.

Heidi Klum dhe Günther JauchHeidi Klum dhe Günther Jauch

Supermodelja Heidi Klum dhe gazetari Günther Jauch janë personat e preferuar që shumë gjermanë do t’i zgjidhnin menjëherë si Presidentë të vendit. Këta dy emra janë përmendur më shpesh në sondazhet e gazetave ose në komentet në mediat sociale, kur është fjala për pyetjen: kush duhet ta marrë detyrën më të lartë në Gjermani?

Ithtarët e tyre sjellin edhe argumente pse: Heidi Klum ka qenë si fotomodele në gjithë botën dhe ka përvojë ndërkombëtare. Jauch që ka qenë për shumë vjet moderator i formatit televiziv të suksesshëm ndërkombëtar “Kush do të bëhet milioner?” është i zgjuar, i mprehtë, i shkathët dhe i sigurt. Përveç kësaj, atyre u ka lënë mbresa fakti se Jauch ka dhuruar miliona euro nga honoraret e tij për projekte sociale.

Për kandidatë të mundshëm për President gjermanët nuk po mendojnë vetëm tani që bëhet fjalë për pasardhësin e Joachim Gauck. Propozime për postin e Presidentit nisën të shfaqen që pas aferës së paraardhësit të tij Christian Wulff, i cili dha në vitin 2012 dorëheqjen si President, sepse prokuroria e Hanoverit e akuzoi për sigurim privilegjesh në detyrë. Në vitin 2014 ai u shpall i pafajshëm.

Christian dhe Bettina Wulff Christian dhe Bettina Wulff

Gjermanët duan zgjedhje të drejtpërdrejtë

Në Gjermani – ndryshe nga Austria dhe Irlanda – Presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Kjo arsyetohet me përvojat e këqija para Luftës së Dytë Botërore, kur Republika Vajmarit përfundoi në diktaturë naziste.

Por shumica e gjermanëve duan ta zgjedhin vetë Presidentin. Për këtë janë të paktën 83 për qind e të gjithë të anketuarve, sikurse doli nga një sondazh i YouGov në emër të Institutit për Përgjigje të reja Sociale (INSA). Kurse sipas Institutit për Demoskopi Emnid i cili zhvilloi një sondazh për gazetën “Bild am Sonntag”, të paktën 60 për qind e të anketuarve janë përkrahës të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit.

Por për sa kohë që qytetarët nuk lejohen ta votojnë vetë Presidentin ata vazhdojnë të postojnë idetë e tyre dhe ndër kandidatët për President përmenden kryesisht sportistë dhe aktorë.

Zgjedhja e Presidentit Gauk nga Asambleja Federale, 2012Zgjedhja e Presidentit Gauk nga Asambleja Federale, 2012

Paralajmërim prej pseudo-pjesëmarrjes së qytetarëve

Theo Schiller nga Universiteti i Marburg është një nga kundërshtarët e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli. Ai flet për një “pseudo-pjesëmarrje të qytetarëve”, në rast se Bundestagu dhe Këshilli i Federatës, do të vendosin ndonjëherë që Presidentin të mos e zgjedhë Asambleja Federale po ai të zgjidhet përmes votës së qytetarëve. “Në ato raste kur Presidenti nuk ka shumë kompetenca dhe nuk mund të bëjë shumë, qytetarët shpejt do ta humbasin interesin për ta zgjedhur vetë atë”

Megjithatë rasti i Austrisë ku qytetarët zgjodhën si President kanditatin e ekologjistëve Alexander van der Bellen në vend të populisitit të djathtë Norbert Hofer tregon se qytetarët nuk votojnë për politikanët që u bëjnë premtime të mëdha, por për ata që i konsiderojnë si kompetentë dhe karizmatikë.

Please follow and like us: