Albspirit

Media/News/Publishing

Qyteti që nuk të dënon nëse del nudo në publik

Në këtë qytet nuk dënohesh nëse del lakuriq në publik

Në qytezën Koria del Rio, në afërsi të Seviles, rreth 700 banorë kanë mbiemrin “Japon” (emërtimi spanjoll për Japoninë). Në fakt, këta janë pasardhës të samurajëve nga shekulli 17…

Spanja, njëra nga pjesëmarrëset e kampionatit të futbollit evropian, shquhet për disa karakteristika. Dikur ish vendi më i madh kolonial në botë, sot është njëra prej shteteve më të mëdha me sipërfaqe në Evropë.

1. A e dini pse gjatë kampionatit të futbollit në Francë nuk do të shihni lojtarët e Spanjës duke e kënduar himnin? Për një arsye të vetme, pasi himni spanjoll nuk ka asnjë fjalë.

2. Festivali i popullarizuar vjetor në vend ku mijëra njerëz godasin njëri-tjetrin me domate quhet “La Tomatina”.

3. Kisha “Sagrada Familia” është duke u ndërtuar që 130 vjet, ndërsa përfundimi i saj pritet në vitin 2026.

4. Gjatë kohës së krizës më të madhe, 2013, papunësia në vend kapi shifrën e pabesueshme prej 27,2 për qind, që është shumë më e lartë se sa në SHBA gjatë kohës së “Depresionit të Madh”.

5. Ekipi i basketbollit paraolimpik spanjoll është detyruar t’i kthejë medaljet e arta të fituara në vitin 2000 në Sidnej, pas zbulimit shokues se shumica e lojtarëve ishin plotësisht të shëndosh!

6. Në vend nuk ka asnjë lloj ligji që ndalon lakuriqësinë në publik.

7.Fari më i vjetër në botë është “Kulla e Herkulit”, e ndërtuar në shekullin e parë. Fari është ende në veprim

8.Në qytezën Koria del Rio, pranë Seviles, rreth 700 banorë mbajnë emrin “Japon” (emri spanjoll për Japoninë). Në fakt, ata janë trashëgimtarët e samurajëve në shekullin e shtatëmbëdhjetë, të cilët vendosën të qëndrojnë këtu pas tërheqjes së ambasadës!

Please follow and like us: