Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Orlando
Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin me 50 viktima në një klub nate për homoseksualët në Orlando të shtetit Florida.
Sipas ISIS, autori i masakrës i identifikuar si Omar Saddiqui Matteen, shtetas amerikan me origjinë nga Afganistani, është një luftëtar i tyre.
Nga viktima, 39 persona u vranë brenda pub-i, dy jashtë dhe nëntë të tjerë kanë vdekur rrugës për në spital.
Një kirurg në spitalin e Orlandos tha se numri i viktima mund të rritet.
Pak para sulmit, Matteen i cili ka lindur në Nju Jork nga prindër afganë, ka telefonuar policinë në 911, ku është zotuar për besnikëri ndaj liderit të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit për NBC News.
Agjencia e Lajmeve të Shtetit Islamik “Amaq” tha të dielën se grupi militant islamik ishte përgjegjës për sulmin me armë.
“Sulmi i armatosur që pati shënjestër një klub nate të gay-ve në qytetin e Orlando në shtetin amerikan të Floridës dhe që la më shumë se 100 persona të vdekur dhe të plagosur është kryer nga një luftëtar i Shtetit Islamik”, raportoi Amaq.
Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se nuk kishin prova të një lidhje të drejtpërdrejtë të sulmit me Shtetin Islamik apo ndonjë grupi tjetër ekstremist të huaj.
Gjatë sulmit, mësohet se Mateenka përmendur gjthashtu vëllezërit Tsarnaev që kryhen në 2013 sulmin në Maratonën e Bostonit.
Por babai i Mateen, Mir Seddique, tha për NBC News se djali i tij u zemërua kur pa dy burra duke u puthur në Miami disa muaj më parë.
“Kjo nuk ka të bëjë me fenë,” tha ai. “Ne kërkojmë falje për të gjithë incidentin. Nuk ishim në dijeni të ndonjë veprimi që ai ishte duke marrë. Jemi të shokuar”.