Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia gati të ndërtojë aeroportin e dytë mbi det

Këshilli i Lartë i Planifikim në Turqi dha sot miratimin për ndërtimin e Aeroportit Rize-Artvin, i dyti në vend dhe i treti në botë që do të ndërtohet me mbushje mbi det.

 

Turqia gati të ndërtojë aeroportin e dytë mbi det

Këshilli i Lartë i Planifikim në Turqi dha sot miratimin për ndërtimin e Aeroportit Rize-Artvin, i dyti në vend dhe i treti në botë që do të ndërtohet me mbushje mbi det.

Aeroporti Rize-Artvin, studimi i fizibilitetit të së cilit është miratuar më datë 12 maj 2014, do të ndërtohet sipas shembullit të Aeroportit Ordu-Giresun, veçse në të do të përdoren 2,5 herë më shumë materiale për mbushjen e detin.

Pavarësisht se do të jetë një aeroport i ndërtuar mbi det, ai do të ketë përmasa dhe veçori të njëjta me aeroportet tokësore.

E projektuar duke marrë për referencë normat e ulje-ngritjeve të avionëve “Boeing”, tip 737-800, pista e aeroportit të dytë mbi det në Turqi do të jetë 45 m e gjerë dhe 3 km e gjatë.

Kapaciteti i Aeroportit Rize-Artvin, që do të kenë një arkitekturë të veçantë si në ndërtesën terminale ashtu dhe në superstrukturat e tjera të tij, do të jetë 2 milionë pasagjerë në vit.

Ministria turke e Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit kishte propozuar më parë që projekti me kosto të përgjithshme prej 750 milionë lirash turke (TL), 600 milionë TL prej të cilave për infrastrukturën dhe 150 milionë TL për superstrukturën, të përfshihej në programin e investimeve për vitin 2016.

Propozimi i Ministrisë së Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit u miratua pa kaluar shumë nga Këshilli i Ministrave dhe u bë pjesë e programit qeveritar të investimeve për 2016-n, gjë që i hapi rrugën edhe fillimit të procedurës së tenderimit për ndërtimit e infrastrukturës së këtij aeroporti.

Please follow and like us: