Ukraina kundërshton çmimin e gazit të propozuar nga Rusia
Kompania e gazit të Ukrainës javën e kaluar u shpreh e gatshme për të rinisur blerjen e gazit rus, ndërsa dje hodhi poshtë çmimin e propozuar nga Moska, duke e cilësuar si shumë të lartë.
Një prej drejtuesve të Naftogaz-it, Iouri Vitrenko u shpreh në Facebook se Ministria ruse e Energjisë kishte propozuar një çmim prej 177 dollarë për 1.000 m3 gaz, kundrejt 173 dollarë, çmimi i ofruar dje në tregun gjerman për muajin korrik.
“Në rrethana të tilla nuk do të blejmë pranë kompanisë ruse “Gazprom”. Ne do të blejmë gazin e nevojshëm në tregun evropian”, vijoi ai.
Ukraina kërkoi këtë javë për të rinisur, duke filluar nga muaji korrik blerjen e gazit pranë Rusisë, një çështje e pezulluar prej nëntorit. Ajo u furnizua kryesisht në muajt e fundit nga Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, duke i mundësuar për herë të parë kalimin e periudhës së dimrit, pa furnizimin e gazit rus.
Please follow and like us: